Nga Shqipëria / E Martë 18 Dhjetor 2018, 17:05

Mozzik dhe Loredana bëhen prindër, zbulohet emri i vajzës së porsalindur

Vetëm pak më parë, nëpërmjet një postimi në Instagram, reperi i njohur Mozzik ka bërë të ditur se ka ardhur në jetë vajza e tij dhe Loredanës, së cilës i kanë vendosur emrin e veçantë Hana.

Mozzik ka publikuar një foto të gishtit të tij që është kapur nga dora e vogël e vajzës, duke zbuluar kështu edhe gjysmën e fytyrës së saj, ndërsa ka bërë një dedikim shumë të ëmbël mjaft i emocionuar që është bërë baba.

“Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë !  Do ju dua sa të kem jetë”, ka shkruar reperi.