Ori Nebija është një nga moderatoret e njohura shqiptare e cila prej disa vitesh së bashku me Isli Islamin prezantojnë çdo mëngjes emisionin radiofonik 'Wake Up'. Mirëpo, siç duket që nga janari, Ori do të vijë me një emision të ri televiziv.

Moderatorja i është përgjigjur së fundmi disa pyetjeve në ‘Instagram’, ku ka zbuluar se shumë shpejt do të prezantojë një format të ri.

“Po sikur të bëje një emision tjetër?” – ishte pyetja drejtuar moderatores.

“Në janar…” – u përgjigj Ori duke treguar se tashmë ajo po punon për një projekt të ri që do të fillojë vitin e ardhshëm.





