Ditën e sotme, kryeministri Rama ka mbajtur një takim në Universitetin Bujqësor të Tiranës së bashku me studentët dhe pedagogët, duke dashur ti dhënë zgjidhje protestës së studentëve që ka disa kohë që ka nisur.

Ai ka sqaruar se ka ndërmend të ulë tarifat, dhe ka treguar që nga janari studentët e nivelit Bachelor do të paguajnë më pak.

“T’ju pyes që sot, kur e paguani tarifën? Në janar? Po jua them që sot, në janar do të paguani 50% më pak të tarifës të gjithë. Nëse do ju kërkojnë më shumë, do refuzoni dhe do të paguani vetëm 50% të asaj që duhet të paguani. Kaq di t’ju them unë. Do ta refuzoni, nëse ju thonë që do të paguani, do u thoni që nuk do të paguani gjë.”

Një prej studentëve ndërhyri dhe kërkoi nga kryeministri një deklaratë zyrtare.
“Deklaratë zyrtare nuk të bëj unë ty, pasi jemi partnerë. Ti nuk me ke marrë peng mua dhe dashke deklarata zyrtare. Jam këtu me zë dhe me figurë. Nëse do ju thotë universiteti që qeveria nuk e ka bërë [pagesën tjetër të tarifës] atëherë bujrum hajeni sërish atje.




