Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila gjithmonë shfaqet e kuruar deri në detajin më të vogël.

Përherë me tualet profesional dhe e veshur tërë elegancë, Luana kujdeset shumë për imazhin e saj dhe fotot ku ajo shfaqet pa grim nuk qarkullojnë nëpër media.

Mirëpo, pak më parë Luana ka publikuar një foto me stafin e saj të punës dhe ajo çfarë na bie në sy të gjithëve, është pamja e saj. Në këtë foto moderatorja nuk ka vendosur grim në fytyrë dhe shfaqet komplet natyrale, një pamje kjo shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim Luanën.






