Nga Shqipëria / E Martë 18 Dhjetor 2018, 16:04

Askush se priste, Olti Curri zbulon projektin e ri televiziv që do t’ju fiksojë

Gazetari i njohur shqiptar Olti Curri, ka bërë të ditur së fundmi se është duke marrë pjesë si aktor në një serial televiziv të ri që do të nisi transmetimin në janar të 2019.

Në disa video që ai ka publikuar në Instastory, Olti shihet teksa xhiron dhe është veshur me një kostum, i ulur në një zyrë.

“Revista Who” ka bërë të ditur se Olti është i ftuari VIP në serialin e ri të zhanrit komedi “Familja kuqezi”, i cili do të ketë në qendër të ngjarjeve një familje me 6 anëtarë, ndërsa Olti luan rolin e një pronari të pamëshirshëm kompanie.