Pak muaj më parë, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dha lajmin e ëmbël se ajo dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë në pritje të fëmijës së parë. Ata madje nëpërmjet disa videove, lajmëruan se do të bëhen me një djalë.

Almeda nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe kjo pasi ka marrë shumë kile nga shtatzënia. Për këtë arsye, ajo nuk ka publikuar prej kohësh ndonjë foto të saj.

Ndërkohë së fundmi, Almeda më në fund ka hedhur një foto të cilën siç duket e ka shkrepur në ditëlindjen e bashkëshortit të saj. Në të, Almeda shfaqet mjaft në formë dhe duket qartë që nuri i shtatzënisë e ka zbukuruar ish missin.





