Nga Shqipëria / E Martë 18 Dhjetor 2018, 15:03

Nga e bërtitura deri tek dehja, nëse bëni këto 83 veprime në Tiranë do ta pësoni keq

Shumë veprime të ndryshme që njerëzit mund të bëjnë në ambientet publike janë të ndaluara me ligj. Së fundmi, Bashkia e Tiranës ka vendosur të marrë masa për ndalimin e shumë veprimeve që konsiderohen shkelje administrative.

Sipas rregullave të reja, të gjithë ata persona që bëjnë një nga 83 veprimet e mëposhtme do të dënohen me një gjobë që shkon deri në 20 mijë lekë.

Disa nga veprimet janë:

Shkeljet konsiderohen nga zënia në kundërshtim me rregullat të hapësirës publike, si psh ambulantët; Kundërvajtjet administrative në fushën sigurisë, psh zënia e trotuarëve, braktisja e automjeteve në rrugë;  Kundërvajtjet administrative në fushën e qetësisë publike dhe normave detyruese të bashkëjetesës, psh zhurmat, djegia e mbeturinave; Kundërvajtjet administrative kundër moralit publik, psh dalja zhveshur, të bërtiturit, dehja në mjedise të hapura; Kundërvajtjet administrative në fushën e mjedisit, si djegia e mbeturinave; Kundërvajtjet administrative në fushën e infrastrukturës publike, psh ndërhyrjet në rrugë; Kundërvajtje administrative nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike. Në total janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje.

Sanksionet e parashikuara konsistojnë në paralajmërime dhe gjoba që variojnë nga 1000 lekë deri në 20 mijë lekë (shiko në fund gjobat sipas llojit të shkeljes).

Burimi:Panorama.