Shumë veprime të ndryshme që njerëzit mund të bëjnë në ambientet publike janë të ndaluara me ligj. Së fundmi, Bashkia e Tiranës ka vendosur të marrë masa për ndalimin e shumë veprimeve që konsiderohen shkelje administrative.

Sipas rregullave të reja, të gjithë ata persona që bëjnë një nga 83 veprimet e mëposhtme do të dënohen me një gjobë që shkon deri në 20 mijë lekë.

Disa nga veprimet janë:
Shkeljet konsiderohen nga zënia në kundërshtim me rregullat të hapësirës publike, si psh ambulantët; Kundërvajtjet administrative në fushën sigurisë, psh zënia e trotuarëve, braktisja e automjeteve në rrugë; Kundërvajtjet administrative në fushën e qetësisë publike dhe normave detyruese të bashkëjetesës, psh zhurmat, djegia e mbeturinave; Kundërvajtjet administrative kundër moralit publik, psh dalja zhveshur, të bërtiturit, dehja në mjedise të hapura; Kundërvajtjet administrative në fushën e mjedisit, si djegia e mbeturinave; Kundërvajtjet administrative në fushën e infrastrukturës publike, psh ndërhyrjet në rrugë; Kundërvajtje administrative nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike. Në total janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje.

Sanksionet e parashikuara konsistojnë në paralajmërime dhe gjoba që variojnë nga 1000 lekë deri në 20 mijë lekë (shiko në fund gjobat sipas llojit të shkeljes).
Burimi:Panorama.




