Nga Shqipëria / E Martë 18 Dhjetor 2018, 15:03

'Shtëpia e re e bebit', ja pamjet nga apartamenti gjigant i Elitës dhe Gjikos

Shumë shpejt, Gjiko dhe Elita do të bëhen prindër për herë të parë, pasi i konfirmuan të gjitha thashethemet e shtatzënisë së moderatores në këngën e re të reperit.

Tashmë edhe pak javë kanë ngelur nga ardhja në jetë e fëmijës së tyre, ndërsa Gjiko pak më parë ka publikuar pamjet nga apartamenti i ri gjigant që ka marrë me rastin e ardhjes të pjesëtarit më të ri në familjen e tyre.

“Shtëpia e re e bebit”, thotë Gjiko ndërkohë që filmon Elitën të lumtur në ambientet e apartamentit  të ri.