Nga Shqipëria / E Martë 18 Dhjetor 2018, 14:02

‘Mezi po pres’, Erik Lloshi jep më në fund lajmin e ëmbël

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi pak kohë më parë dha lajmin e bukur se ai dhe e fejuara e tij në gusht të vitit që vjen do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

I ftuar ditën e djeshme, në emisionin “Ftesë në 5”, Eriku ka zbuluar që ai dhe partnerja mezi po presin që të bëhen me fëmijë.

“Kush është beqar do të martohet një ditë. Nuk ka gjë më të bukur se të krijosh një familje. Kam dëshirë, të formoj një familje me dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë", është shprehur këngëtari.