Nga Shqipëria / E Martë 18 Dhjetor 2018, 13:01

Pas largimit nga 'The Voice', zbulohet programi i humorit që do të prezantojë Eneda Tarifa

Pak kohë më parë, Eneida Tarifa dha lajmin se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit ‘The Voice Kids’ për arsye personale. Mirëpo, siç duket atë do ta shohim shumë shpejt në ekran me një emision të ri

Nëpërmjet një postimi të fundit, ajo ka zbuluar se në natën e ndërrimit të viteve ajo do të jetë në ekran në një emision humori që quhet TOK TOK” 2019.

“Nata e ndërrimit të viteve na gjen në “RTSH”. Një program i ndërtuar me shumë batuta dhe humor, nga mjeshtri i penës Pëllumb Kulla dhe i kuruar në detaj nga një artist i dashur për të gjithë, Leonard Bombaj. Pata fatin të punoj me kolegë të mrekullueshëm, të prezantoj, aktroj e këndoj në “TOK TOK” 2019. Një eksperiencë që më dhuroi shumë”,- ka shkruar këngëtarja në një postim të bërë në ‘Instagram’.

Ndërsa e ftuar në emisionin Pasditja ime me Eraldo Rexhon, këngëtarja ka zbuluar diçka më shumë për këtë projekt.

“Më është bërë si ofertë rreth dy muaj më parë dhe sigurisht që e pranova me shumë dëshirë. E kam bërë këtë gjë edhe rreth 10 vite më parë ku kam qenë bashkëprezantuese me Genc Ymerin dhe këtë vit jam me Leonard Bombaj dhe me një aktor, i cili tani po bëhet i njohur quhet, Kristian Koroveshi dhe jemi një treshe e lezetshme”,- u shpreh Eneda.