Një emigrant shqiptar në Suedi është shpallur së fundmi ‘Hero i Vitit 2018’ nga autoritete suedeze pasi shpëtoi jetën e 20 fëmijëve që ishin në rrezik. Bëhet fjalë për Fidan Bejta, i cili ka shpëtuar jetën e fëmijëve të cilët ndiqeshin në një park nga një grua me thikë që donte ti vriste.

Ai është përleshur me gruan dhe ka bërë të mundur që fëmijëve mos tu ndodh asgjë. Ai do të marrë ditën e mërkurë titullin ‘Engjëlli Mbrojtës’ nga autoritetet vendase, madje është falenderuar dhe nga ylli i futbollit suedez Zlatan Ibrahimoviç.

“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty. Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, thotë ai.




