Mbrëmjen e djeshme u mbajt edhe finalja e madhe e "Dance with me", ku fitues të këtij edicioni u shpallën Genci dhe Eni. Mbrëmja ishte e mbushur me shumë surpriza, ku një ndër tyre ishte gjithashtu edhe pjesëmarrja e tre vogëlushëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan” Ema, Eno dhe Uesli të cilët qëndruan pranë anëtarëve të jurisë.

Në këtë moment, Alketa ka zbuluar se në edicionin e dytë të spektaklit "Në kurthin e Piter Pan" nuk do të jetë vetëm, por me një partner. Ai do të jetë pikërisht vogëlushi Eno, i cili do të qëndrojë pranë Alketës gjatë prezantimit.

“Unë nuk do ta prezantoj vetëm Piter Pan 2, Eno akoma nuk e di, por unë do ta prezantoj bashkë me të”, – tha Alketa duke buzëqeshur.





