Nga Shqipëria / E Martë 18 Dhjetor 2018, 12:12

Tolgahan feston ditëlindjen, Almeda i bën super surprizën në shesh-xhirim

Aktori i njohur turk, Tolgahan Saymer, siç dihet prej vitesh është martuar me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi. Ata janë kthyer në një nga çiftet më të dashura për publikun dhe jeta e tyre private përben gjithmonë interes për publikun.

Së fundmi, Tolgahan ka festuar 37 vjetorin e tij të lindjes dhe bashkëshortja e tij i ka përgatitur atij një surprizë. Ajo së bashku me një tortë i ka shkuar Togahan në shesh xhirim duke e surprizuar atë.

Më pas nëpërmjet disa videove ka zbuluar që së bashku me miqtë janë nisur për një darkë për të festuar ditëlindjen e aktorit të njohur.