Prej disa javësh në media është përfolur gjatë për lidhjen e reperit Fero me modelen bukuroshe Arbenita Ismajl. Lidhja e tyre u zbulua pak kohë më parë dhe ata nuk kanë ngurruar që nëpërmjet komenteve të tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Së fundmi, modelja e njohur ka publikuar një video ku shihet e veshur nuse, mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë komenti i Feros.

“Princesha ime”, i shkruan reperi në koment, ndërkohë që Arbenita i kthen disa zemra të kuqe për ti treguar dashurinë.





