Ditën e djeshme, reperi i njohur Noizy bëri një deklaratë që mori shumë komente negative. Ai publikoi një foto nga protesta dhe u bënte thirrje studentëve që të pranonin kërkesën e kryeministrit Rama dhe të uleshin e të dialogonin me të për një zgjidhje.

Megjithatë shumë ndjekës e kritikuan Noizyn për këtë deklaratë që mbajti, duke e cilësuar si një mbështetje publike ndaj kreut të qeverisë.

Por Noizy ka reaguar sërish ditën e sotme, ku ka shkruar se nuk i “rr*het për asnjërën nga partitë politike”. “S’më rruhet as për PS as PD as LSI”, ka shkruar reperi dhe më pas vazhdon me ironinë e tij duke publikuar një tjetër foto nga protesta.