Nga Shqipëria / E Hënë 17 Dhjetor 2018, 18:06

Dalin pamjet: Shtëpia super luksoze e Fatmir Hysenbelliut do t’ju lë gojë hapur

Fatmir Hysenbelliu është një nga personazhet më të ndjekur të showbiz-it shqiptar, i cili spikat për jetën e tij luksoze.

Ai është mjaft aktiv në profilin e tij në Instagram, ku publikon foto e video nga përditshmëria e tij, nga puna, si dhe nga udhëtimet e shtrenjta.

Pak më parë, Fatmiri ka publikuar disa pamje nga shtëpia e re që po ndërton në qytetin e Tiranës dhe arredimi i saj i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Në këtë foto spikat tavani i shtëpisë i mbushur plot me piktura, ndërsa ka një pamje të mrekullueshme të qytetit nëpërmjet xhamit të dritareve.