Nga Shqipëria / E Hënë 17 Dhjetor 2018, 17:05

I dhanë fund martesës pasi humbën fëmijën? Gruaja e 'Ezel' flet për divorcin

Disa muaj më parë, aktori turk Kenan Imirzalioglu, i cili për shqiptarët u bë shumë I njohur në serialin ‘Ezel’ ka qenë në vëmendje të mediave turke për shkak se u përfol që pas humbjes së fëmijës pak para lindjes, ai dhe bashkëshortja e tij i dhanë fund martesës.

Mediat e huaja shkruan që Kenan dhe bashkëshortja janë në një krizë dhe se madje nuk jetonin më në një shtëpi. Mirëpo, së fundmi vetë Sinem Kobal ka sqaruar një herë e mirë lajmin e divorcit.

Ajo ka publikuar një foto, ku shfaqet së bashku me aktorin shihen mjaft të lumtur, në këtë mënyrë ajo i  dha një herë e mirë fund thashethemeve.