Nga Shqipëria / E Hënë 17 Dhjetor 2018, 16:04

Erion Veliaj feston ditëlindjen, Ajola Xoxa i bën urimin më special

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj feston 39 vjetorin e lindjes. Lajmin e  ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku shihej pranë bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe djalit Kajan.

“Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë  E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai”, shkruan kryebashkiaku në Instagram.

Mirëpo në këtë ditë të veçantë, Erioni ka marrë dhe një urim shumë special nga ana e Ajolës, e cila po ashtu ka publikuar foton me vogëlushin dhe në përshkrim të saj ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen babi xhan”.