Nga Shqipëria / E Hënë 17 Dhjetor 2018, 15:03

Fëmijët nuk kishin çati në shtëpinë e tyre, shokët e shkollës bëjnë gjestin prekës për ta

Familja Musta në Velçan të Beratit ka prekur së fundmi të gjithë publikun me historinë e tyre prekëse. Ata prej vitesh jetojnë në kushte mjerante dhe në një varfëri ekstreme, ku përvec sëmundjes, mungesës së kushteve, ata duhet të përballen dhe me të ftohtin e dimrit pasi shtëpia e tyre ëshë totalisht e rrënuar.

Sipas 'Top Channel' e zonja e shtëpisë, Festimja, prej kohësh është e sëmurë me astmë dhe nga depresioni dhe i vetmi që punon ndonjëherë është babai i fëmijëve Ademi.

Ndërsa dy fëmijët e familjes djali 15 vjeç Zbukurimi dhe vajza 9-vjeçare Armelda, u duhet që të përshkruajnë plotë 9 km  për të shkuar deri në shkollë. Dëshira e tyre e vetme është që të kenë një shtëpi normale si gjithë fëmijët e tjerë.

Me të dëgjuar kushtet e vështira të familjes Musta, nxënësit e shkollës ku dy fëmijët studiojnë kanë ndërmarrë një nismë për ti ardhur në ndihmë familjes.

Nisma ka gjetur mbështetjen edhe nga shkollat e qytetit të Beratit. Ndërkohë në sajë të sensibilizimit, familja Musta mund t’i gëzohet së shpejti edhe një banese të re.