Për më shumë se një vit është përfolur në media se, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, janë në një marrëdhënie. Asnjëri prej tyre nuk e kishte pranuar publikisht këtë thashetheme, duke e anashkaluar gjithmonë këtë pyetje sa herë që u bëhej nëpër intervista.

Mirëpo, duket se çifti nuk kanë ndërmend që ta fshehin më lidhjen e tyre. Në ‘dasmën’ e Mimoza Shkodrës dhe Ardian Gaxhës që u inskenua për emisionin “Op kafe me Labin”, Genci ka pranuar për herë të parë se ka një histori dashurie me Enin.

Dje janë publikuar prapaskenat e xhirimeve nga kjo dasmë, ku në një pjesë të videos mund të dëgjohet Genci që pranon lidhjen me Enin.

“Për herë të parë tek “Op Labi Party” ju bëtë publike që jeni në lidhje me Enin?”, e pyet gazetari këngëtarin. “Është e vërtetë. Kemi zgjedhur një event si ky për t’u shfaqur për herë të parë publikisht bashkë”, i përgjigjet Genci shumë i qetë.





