Ditën e djeshme është zhvilluar ceremonia e “Miss Universe” në Bangkok, Tajlandë, ku kanë marrë pjesë 94 shtete nga e gjithë bota.

Vajza më e bukur është shpallur Catriona Grat nga Filipinet, e cila është vetëm 24 vjeçe. Shoqëruesja e parë e Miss-it është vendosur Tamaryn Green nga Afrika dhe shoqëruesja e dytë Sthefany Gutierrez nga Venezuela.

E në këtë kompeticion bukurie, përfaqësuesja e Shqipërisë, Trejsi Sejdini, ka marrë një çmim shumë të rëndësishëm. Ajo ka fituar çmimin “Kostumi më i mirë kombëtar”, pasi u shfaq e veshur me një fustan kuq e zi si ngjyrat e flamurit.





