Që pas nisjes së emisionit "Hell’s Kitchen", Renato Mekolli ka qenë një nga personazhet më të komentuar në media për shkak të sjelljes së tij agresive kundrejt konkurrentëve. Mirëpo, emisionit shumë të ndjekur dhe diskutuar po i vjen fundi, dhe në datën 4 janar do të mbahet finalja e madhe.

Por menjëherë pas mbarimit të 'Hell’s Kitchen', Renato ka gati emisionin e radhës që do të fiksojë të gjithë teleshikuesit.

Sipas “Prive.al” Renato do të rikthehet në ekran sërish në periudhën mars/prill me një emision dedikuar fëmijëve.

“Për momentin nuk do doja të bëja asnjë koment për emisionin e ri. Sapo të mbaroj ‘Hell’s Kitchen’ patjetër që po. Dua të kem edhe unë diçka të sigurt para se të flas”- është shprehur Renato.




