Pak ditë më parë, në Tiranë u mbajt eventi i quajtur "ODA" ku të pranishëm ishin shumë personazhe të njohur shqiptar në të gjithë botën, të cilët u dekoruan me çmime. Gjatë këtij eventi u bë dhe prezantimi nëpërmjet videos i disa prej vendeve më të bukura në Shqipëri. Këtë video Agnesa Hadërgjonaj dhe më pas Anxhelina e publikuan në rrjetet sociale.

"ODA Shqiptare, hapësira jonë tradicionale e mikpritjes, është shndërruar në ODËN e bashkimit virtual të dhjetra shqiptarëve të njohur brenda dhe jashtë kujve. Promovimi i Shqipërisë në rrjetet sociale, është synimi i organizimit nën një "ODË" të shqiptarëve për Shqipërinë, vendin ku mikpritja dhe buzëqeshja shndrrijnë mbi gjithë arsyet për ta vizituar. [...]” – shkruan ndër të tjera Agnesa Hadërgjonaj në Instagram.
Mirëpo të gjithë kanë ngelur të habitur teksa në postimin e Anxhelinës ka komentuar aktorja me famë botërore Shay Mitchell (Emily te “Pretty Little Liars”).
“Mezi po pres të shkoj atje”, ka shrkuar ajo e mahnitur nga pamjet e vendit tonë.

Po ashtu make up artisti i njohur, Ariel e ka shpërndarë këtë video duke treguar arsyet se përse I pëlqen kaq shumë ky vend.

“Siç mund ta dini, kam kaluar shumë kohë në Shqipëri. Shpresoj që kjo video ta shpjegojë arsyen pse. Nuk jam shqiptar për ta sqaruar për të gjithë, por është shoqja ime e ngushtë [Anxhelina] dhe jam shumë e lumtur që më prezantoi me një vend kaq të bukur. Nëse doni të njihni një kulturë të mrekullueshme, të provoni ushqimin më të mirë që kam provuar, të takoni njerëz fantastikë dhe të shihni një ndër natyrat më të bukura, ky është vendi.”, ka shkruar ai.





