Nga Shqipëria / E Hënë 17 Dhjetor 2018, 13:01

I hodhën 143 milionë lekë në bankë, pensionistja nga Lushnja bën veprimin e papritur

Së fundmi, në emisioni  "Fiks Fare" është transmetuar ngjarja e pazakontë e një pensionisteje nga Çerma e Lushnjës, e cila është habitur kur ka shkuar në bankë për të tërhequr pensionin pasi në vend të 143 mijë lekë të vjetra, i kanë hedhur 143 milionë lekë.

Mirëpo, Hume Dashi ka rrëfyer për emisionin “Fiks Fare” se nuk e do shumën e madhe të lekëve, thjesht atë sasi që i është caktuar nga shteti.

“Unë i hoqa nga fshati ku i merrja lekët e pensionit dhe i çova në bankë, atje pyes më ka ardhur apo jo pensioni? Ajo më thotë, po ka ardhur. Më pyet sa vite ke pa e marrë, sa merr? Më tha të ka ardhur një shumë e madhe sa të bësh një pallat. Ajo tha bëhet fjalë me miliona. Do të jenë a 134 milionë, unë marr 143 mijë lekëë dhe janë miliona. Nuk e di si ka ndodhur, unë marr 134 mijë të vjetra. Po ai më thotë firmos. Nuk dua asisoj t’i marr ashtu. Nuk i du fare, fare, unë desha vetëm pensionin që më takon. Pse të rri për tre muaj. Unë jam me veshka, stomak”, është shprehur ajo. “A je mirë nga mendja?”, e ka pyetur gazetari gruan. “Opo t’i marrë kushdo, unë nuk i dua. Hallin ato që e kanë bërë gabnimin nuk e di t’i tërheqin prapë, unë dua pensionin tim”, është shprehur Hume Dashi.