Studentët shqiptar ditën e sotme kanë hyrë në ditën e 12 të protestës, ndërkohë që shumë personazhe të njohur u kanë dal në mbrojtje dhe nëpërmjet postimeve dhe statuseve të ndryshme ata kanë dhënë opinionin e tyre për mënyrën sesi mund të zgjidhet kjo gjë.

Së fundmi, Olti Curri ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shumë student të tjerë nëpër botë kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën. Në këtë postim ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka rrëfyer një histori zhgënjyese të para shumë vitesh.
"Shumë emocionuese. Uroj qe te mos perfitoje askush me kauzen e me ata studente qe dalin vertete per te drejtat e tyre. E them kete, sepse historia perseritet... ata qe luftojne per te drejtat, marrin mbase dicka, e te tjere ...fitojne shume. Besoj se me kupton cfare dua te them. Nje here, pa asnje bindje politike, u perfshiva me disa studente ( Akademia e Arteve shume afer me Corpus) e sic ishim ne mesim, e lame, e u bashkuam ke te tjere. Une isha shume naive te besoja se ata qe ishin ne krye te studenteve, kerkonin disa te drejta per studentet. Pas disa muajsh, i pashe ata qe me kapardiseshin neper ministrira, kishin zene karriget. I ja kishte vlejt mundi i tyre qe te nxisnin te rinj te tjere... zhgenjim i madh per shpirtin tim. Uroj qe te mos u ndodhe kjo gje edhe atyre qe besojne ne disa te drejta per te arritur rezultate ne shkolle."- ka shkruar këngëtarja.





