Nga Shqipëria / E Hënë 17 Dhjetor 2018, 13:01

Në 39 vjetorin e lindjes, Erion Veliaj publikon foton më të ëmbël me Ajolën dhe Kajan

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, dy muaj më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin Kajan. Çifti ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë ka publikuar foto të Kajan, mirëpo pa zbuluar fytyrën e tij.

Ditën e sotme, Erion Veliaj feston 39 vjetorin e tij të lindjes. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ai ka falenderuar të gjithë ndjekësit e tij nëpërmjet një fotoje ku shihet duke mbajtur në krahë Kajan dhe pranë ka Ajolën.

“Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë  E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai”, shkruan kryebashkiaku në Instagram.