Prej kohësh në media është përfolur se reperi Mozzik dhe Loredana janë në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse ata vetë nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, në media kanë qarkulluar foto ku këngëtarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Gjithashtu nëpërmjet postimeve të ndryshme në ‘Instagram’, ajo ka lënë të nënkuptohet se shumë shpejt do të bëhet me një vajzë.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ka publikuar një foto ku ka zbuluar se kur do të vijë në jetë vajza e saj. Nëpërmjet një fotoje në Instastory, ajo ka publikuar tre emoji njerëzish, një grua një burrë dhe një vajzë të vogël dhe pranë saj ka shkruar 2019 duke treguar kështu se vitin e ardhshëm do të bëhet nënë.





