Të ftuara mbrëmjen e djeshme në emisionin "Shiko kush luan" kanë qenë Roza dhe Rita Lati, të cilat u bënë pjesë e një sërë lojërash. Në momentin e lojës Ndaje ose haje, Ritës i është kërkuar që të tregojë një vendim të Rozës për të cilin ajo ka qenë kundër.

"U lidh me njërin që mua s'më zinte gjumi natën. O do e ndaja nga ai o do vdisja. Ja arrita qëllimit, e ndava", u shpreh Rita.

"Nga kush?", e pyeti Luana dhe Rita iu përgjigj: "S'ja di emrin atij djalit, por kur e shikoja tensioni më shkonte 6, o do vdisja unë, o do merrte atë", tregoi aktorja.

"Bëhet fjalë për shumë vite më parë", u shpreh Roza.





