I ftuar ditën e sotme në emisionin "E diela shqiptare" ka qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili krahas punës në Bashki ka folur dhe për lindjen e djalit të tij Kajan.

Ai ka treguar se ka qenë në sallë në momentin që djali ka lindur dhe se madje i ka prerë atij kërthizën dhe e ka larë vetë.

“Gjumi im nuk merr as notë kaluese, se Kajan çdo dy orë ka o çuçun o çiçin. Fola me mjekun që të mbështesja Ajolën gjatë lindjes. Ai më inkurajoi, por më tregoi se shumë baballarëve u kishte rënë të fikët. Unë i thash që jam ‘burrë me namuz’. Kur lindi Kajan dhe nisën përgëzimet, ai i bëri me urinë të gjithë aty, e markoi menjëherë vendin e tij. Erdhi momenti për t’i prerë kërthizën dhe thash që mund ta bëja unë”, tregoi Veliaj.





