Mbrëmjen e së hënës, spektakli shumë i dashur për publikun "Dance with me" do të mbaj natën finale. Pas shumë javësh transmetim dhe performanca mjaft të arrira të konkurrentëve, DWM ka ardhur tashmë drejt fundit.

Siç lajmëroi edhe vetë moderatorja Alketa Vejsiu, kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me surpriza dhe performanca magjie. Mirëpo, së fundmi burime për revistën ‘Class’ kanë zbuluar se në finale do të ketë një të ftuar special.

Bëhet fjalë për moderatoren e njohur italiane Paola Peregon, e cila është mjaft e njohur jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri.






