Nga Shqipëria / E Diel 16 Dhjetor 2018, 16:04

Sherri i madh mes Anxhelinës dhe Beatrixit, flet për herë të parë Albërie Hadërgjonaj

Pak ditë më parë, në media bëri bujë lajmi se dy këngëtaret e njohura Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj ishin zënë keq për shkak të grimierit të njohur Ariel.

Siç u raportua në media, Beatrixi i kishte kërkuar Arielit që ta ndihmonte në tregun amerikan, mirëpo kjo gjë nuk i kishte pëlqyer aspak kushërirës së saj Anxhelinës, me të cilën Ariel bashkëjeton.

Në sherrin e  tyre u përfshi edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila nuk e ndjek më Beatrixin në Instagram dhe kjo e fundit po ashtu.

Mirëpo, e kontaktuar nga Prive Albëria ka zbuluar se mes tyre ska asnjë sherr dhe se ato e duan shumë njëra tjetrën. Ndërkohë teksa u pyet se përse se ndjekin njëra tjetrën, këngëtarja ka thënë: “Këtë gjë e dinë vetëm ato.”