Aktori i njohur i humorit Julian Deda është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ai është mjaft i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë ndanë foto dhe video nga jeta e tij e përditshme.

Ditën e sotme, Juli ka bërë një ankesë publike për bashkëshorten e tij, e cila vonohet shumë për tu bërë gati. Aktori ka publikuar një foto ku gruaja e tij shihet duke bërë make up in para pasqyrës ndërkohë që Juli po e pretë.

“Ai momenti kur të thotë ‘çohu pra bëhu gati se na vonove’. Ti çohesh vishesh dhe je gati për 3, 4 minuta dhe pastaj pret, i buzëqeshur mundësisht, 24 deri në 53 minuta që të bëhet gati ajo..!” – tregon Jul Deda I cili u mbështet nga shumë ndjekës që ndanin të njëjtin hall.





