Nga Shqipëria / E Diel 16 Dhjetor 2018, 15:03

Fshati më i çuditshëm në botë, njihuni me vendin që ka vetëm një banore

Historia e 70 vjeçares, Lyudmila Vyacheslavovna, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjitha mediave në botë, pasi ajo prej vitesh është banorja e vetme e  fshatit Tolokonnikovos në rajonin Pskov të Rusisë perëndimore.

Ajo jeton krejtësisht e vetme në  shtëpinë e familjes 130-vjeçare, dhe për çdo gjë kujdeset krejtësisht vetëm. Lyudmila ngrihet që në orën 4 të mëngjesit dhe ajo merret me prerjen e drurëve, marrjen e ujit, gatimin etj.

Jeta e saj është dokumentuar nga fotografja e njohur Olga Kouznetsova, e cila pasi kaloi ca kohë me të, na solli disa copëza nga jeta e 70-vjeçares.