Nga Shqipëria / E Diel 16 Dhjetor 2018, 15:03

Ka 12 ditë që proteston, studenti merr surprizën për ditëlindje para Kryeministrisë

Studentët shqiptar prej 12 ditësh kanë bojkotuar mësimin në universitete dhe janë mbledhur për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Ndonëse, kryeministri Rama u  ka kërkuar dialog, ata bënë rezistencë dhe kërkojnë vetëm që 8 kërkesat të plotësohen pa pasur negociata.

Ata prej disa ditën janë mbledhur përpara kryeministrisë, ku dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur që të rrinë aty 24 orë.  Ditën e sotme, njëri prej këtyre studentëve  feston ditëlindjen dhe të gjithë shokët dhe shoqet e tij i kanë përgatitur një surprizë përpara kryeministrisë.

Djali, i quajtur Klajdi është emocionuar pa masë nga surpriza dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë.

“Më lejoni tu them që kjo është një nga ditëlindjet më të bukura. Ta festosh këtu për të sjellë ndryshimin e të gjithë shqiptarëve, besoj kjo është një nga gjërat më të bukura që ne mund të bëjmë.”, tha ai.

Studentët e tjerë i kanë dhënë atij një karamele për shkak të kushteve të protestës dhe Klajdi ka thënë: “Kjo është karamelja më e bukur sepse ka brenda gjithë zemrën.”

Studenti feston ditëlindjen në protestë dhe emocionon me fjalët on Vidnews.