Nga Shqipëria / E Diel 16 Dhjetor 2018, 15:03

Përflitet se janë në një lidhje, zbulohet se sa kanë bashkë Flori dhe Kejsi

Prej disa javësh, këngëtari Flor Mumajesi dhe Kejsi Tola kanë qenë në vëmendje të mediave pasi është aluduar se dyshja është në një lidhje. Gjithë dyshimet nisën në ‘Post Kënga Magjike’, ku gjatë performancës së Kejsit, Flori u afrua dhe me gjestet e tij romantike  dhe përqafimet çuditi publikun.

Madje, dyshimet u shtuan edhe më shumë kur vetë Flori publikoi një foto të Kejsit në Instastory dhe e shoqëroi atë me një zemër.

Por siç duket, ndonëse lidhja e tyre s’ka shumë që është zbuluar, dyshja ka shumë kohë që janë bashkë. Sipas ‘Panorama Plus’, Flori dhe Kejsi kanë rreth 6 muaj që janë të lidhur dhe shumë të dashuruar.