Ditën e sotme, këngëtari dhe kantautori i njohur Elgit Doda feston 30 vjetorin e tij të lindjes. Partnerja e tij, Klea Huta, i ka përgatitur atij një surprizë madhështore në orët e para të mëngjesit.

Moderatorja e njohur kishte mbledhur të gjithë miqtë dhe të afërmit e këngëtarit në një lokal në kryeqytet, ndërkohë që është kujdesur që kur ora ka shënuar 12, Elgiti të surprizohej nga një tortë madhështore me fishekzjarre.

Siç duket dhe nga pamjet, kjo surprizë ka qenë e papritur nga ana e tij dhe shihet mjaft i emocionuar nga kjo befasi e partneres.







