Nga Shqipëria / E Diel 16 Dhjetor 2018, 13:01

Mbërrin festat në shtëpinë e Xhemi Shehut, ja pamjet nga ambienti modern

Shumë personazhe të njohur prej disa javësh kanë publikuar vazhdimisht foto nga ambientet e shtëpisë, duke zbuluar kështu gjithë zbukurimet dhe bredhin e festive të fundvitit.

Së fundmi,  moderatorja e njohur Xhemi Shehu, si rrallëherë ka publikuar një foto nga ambient i shtëpisë së saj.

Në postimin e  fundit në ‘Instagram’, Xhemi shihet e ulur poshtë bredhit të Krishtlindjeve, që mesa duket është natyral. Ai është i zbukuruar me shumë drita dhe lule, ndërkohë që në fund të tij qëndrojnë disa pako dhe arusha.