Sherri mes këngëtares Arta Memedi dhe reperes Tayna prej disa muajsh është diskutuar shumë ne media. Së fundmi, Arta në një intervistë për "Thumb" ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me menaxherin aktual të Taynës, Rinorin, dhe ka zbuluar se ai e ka e ka tradhëtuar me Taynën.

“Nuk ka qenë asnjëherë molla e sherrit ajo mes neve të dyve sepse unë asnjëherë nuk kam dyshuar se Rinori ka pas diçka me të. Mbas ndarjes ka pasur fjalë por nuk ma ka marrë mendja se Rinori ka shije për një lloj femre si ajo. Unë nuk kam patur xhelozi.

Ata nuk janë të dashur tani por kanë qenë në fillim deri sa kanë mbërritur tek “pika”. Mendoj se iniciatori mund të jetë edhe Rinori për shkak se pas ndarjes sonë ka tentuar me u bashku ka bërë tentativat e veta por unë jam larguar sepse nuk mund të vazhdoja kur njeriu me të cilin unë kam punuar i ka dhënë hapësirë dikujt tjetër. Rinori më ka tradhëtuar nga ana profesionale dhe profesionale me Taynan. Meshkujt ndodh tradhtojnë. Por tradhëtia nga ana profesionale më ka prekur më shumë", është shprehur Arta.





