Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 23:11

E papritur: Blendi Salaj largohet nga 'Klubi i Mëngjesit' pas 10 vitesh

Gazetari i njohur Blendi Salaj prej 10 vitesh së bashku me Jerida Sakaj kanë prezantuar emisionin e njohur radiofonik "Klubi i Mëngjesit" në 'Club Fm' një emision mjaft i dashur dhe i ndjekur nga publiku.

Mirëpo, pas 10 vitesh dyshja ka vendosur që ta lë përfundimisht këtë emision. Sipas ‘Blitz.al’ Blendi do të zhvendoset në televizionin e  ri ‘A2 CNN’, ndërsa Jerida ende nuk dihet se ku do shkojë.

Gjithashtu është mësuar se në ‘Klubin e Mëngjesit’ tashmë do të prezantojnë Flor Gjini, Suada Daci dhe Rudi Deda.