Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 22:10

Nuk e pranojnë se janë të lidhur, por Flori dhe Kejsi bëjnë lëmsh rrjetin me këtë veprim

Flor Mumajesi që pasi u shpall fitues i spektaklit "Kënga Magjike" ka qenë një nga personazhet më të komentuar në media. Ai përveç suksesit në spektaklin e  njohur është përfolur dhe për jetën e tij private pasi aludohej se ai dhe këngëtarja Kejsi Tola janë në një lidhje.

Gjithçka nisi kur gjatë performancës së Kejsit në ‘Post Kënga Magjike’ ku dyshja shfaqej gjatë gjithë kohës duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer shikime romantike. Më pas, në një postim kantautori publikoi një pjesë të këngës së Kejsit dhe momentin ku ata shiheshin të kapur prej dore.

Ka mjaftuar kjo që të gjithë mediat të shkruajnë se ata janë në një lidhje, mirëpo vetë çifti ende nuk ka reaguar. Madje Flori në një postim të fundit i ka shtuar edhe më shumë dyshimet, pasi ka publikuar një foto të Kejsit bashkëngjitur me një zemër.