Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 21:09

Pasi u largua nga ‘The Voice’, zbulohet programi i ri që do prezantojë Eneda Tarifa

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa dha lajmin se këtë sezon nuk do të jetë pjesë e jurisë së 'The Voice Kids'. Ajo lajmëroi se për arsye personale do të shkëputet nga ky spektakël.

“Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit te jem pjesë e jurise së Voice Kids 3.” – u shpreh këngëtarja.

Mirëpo, siç duket  Eneda shumë shpejt do të rikthehet në ekran me prezantimin e festivalit të fundvitit në RTSH. Siç është mësuar, ajo do të prezantojë këngët konkurrente në këtë spektakël, ku kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Eusovizion.