Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 21:09

As luks as gjëra të shtrenjta, shtëpia e Lindit dhe Venerës do t’ju lë pa fjalë

Me rastin e festave të fundvitit shumë personazhe të njohur VIP kanë zbuluar pamjet nga shtëpitë e tyre luksoze të zbukuruar dhe e mbushur me dekorimet e Krishtlindjeve. Mirëpo, ndryshe nga të tjerët, çifti i njohur i showbizit, Venera Lumani dhe Lind Islami kanë zgjedhur që shtëpinë e tyre ta dekorojnë ndryshe nga të tjerët.

Në  disa pamje të publikuara nga Venera në ‘Instastory’, shihet që ata kanë zgjedhur një pemë të vogël të cilës i kanë vendosur disa drita, ndërkohë që në mure kanë vendosur dhe ca dekorime të tjera.

Siç shihet nga pamjet, shtëpia  e tyre është mjaft e thjesht, por me siguri e mbushur me dashuri. Venera dhe Lindi pak muaj më parë janë fejuar ndërkohë që pritet që shumë shpejt të bëjnë dhe dasmë.