Pak muaj më parë, moderatorja e njohur Jona Spahiu dhe bashkëshorti i saj Frenkli u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Raiden.

Jona ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video të tij duke zbuluar kështu edhe fytyrën.

Ditën e sotme, vogëlushi ka rrëmbyer zemrat e të gjithë ndjekësve të së ëmës me foto e ëmbla që Jona publikoi. Në postim, Raiden shihej i veshur plotë stil me një xhaketë të zezë, këpucë Gucci dhe një palë xhinse. Fotot e tij u pëlqyen dhe u komplimentuan shumë nga ndjekësit e moderatores.






