Capital T përveç se është një nga reperët më të kërkuar dhe më të dëgjuar në muzikën shqiptare, shpesh herë ka treguar se ka një zemër të madhe dhe kur ka mundësi ndihmon njerëzit në nevojë.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi, reperi ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve teksa ka treguar se për të ndihmuar njerëzit e pastrehë dhe ka blerë shtëpi për 5 familje në nevojë.

Bëhet e ditur se Capital T është bërë pjesë e shoqatës së bamirësisë “Jetimët e Ballkanit” të drejtuar nga Halil Kastrati dhe i ka kthyer buzëqeshjen disa familjeve.

“Zoti është i madh, ai e di qëllimin tim. Sot ishte një ditë shumë shumë e mirë”, shkruan krahas fotove të publikuara reperi.
View this post on InstagramZoti eshte i madh ai e din qëllimin tem ð??ªð?»♥ï¸ today was a good good day ð???ð?»





