Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 12:12

Brenda ditëlindjes së London Noor, ja si e festoi 2-vjetorin djali i Sarës dhe Ledionit

Ditën  e djeshme, djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka festuar 2 vjetorin e  tij të lindjes. Ishte vetë Lori ajo që e uroi e para nëpërmjet një dedikimi special. Siç duket familja i ka organizuar vogëlushit një festë gjigante për të festuar ditëlindjen.

Në disa foto të publikuara nga ana e Sarës dhe Lorit në Instagram, shihet se ata i kanë organizuar një festë me shumë tullumbace dhe një tortë të madhe.

‘Arush Dudushi jonë u bë 2 vjeç sot,”-shkruan Sara krahas fotos së publikuar në rrjete sociale ku shohim të voglin London Noor mjaft të rritur.