Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 12:12

Gjesti prekës i anglezes: I çon ushqime studentëve në protestë dhe jep mesazhin e fortë

Ditën e sotme, protesta e studentëve është futur në ditën e 9 dhe të gjithë janë mbledhur përpara kryeministrisë duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave. Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë gjesti i një gruaje angleze, e cila jeton në Shqipëri. Ajo ka shkuar për të mbështetur protestën me disa qese nëpër duar dhe u ka shpërndarë atyre ushqime.

Studentët e kanë pranuar këtë gjest prekës të saj dhe e kanë thirrur për të thënë dy fjalë për të gjithë.

“Unë nuk jam studentë dhe nuk jam nga Shqipëria por, ju mbështes fort ju të gjithëve, për disa arsye. Së pari, sepse si qytetare që po jetoj në ketë vend dhe që kam në plan të vazhdoj të jetoj, dua që të keni të njëjtat të drejta edukimi siç unë kam pasur fatin të kem. Së dyti, nëse do të kem fëmijë, ata do të edukohen këtu, dhe unë dua që ata të kenë akses të plotë edukimi. Unë ju mbështes ju dhe mendoj që mbështetja duhet të jetë edhe nga gjithë Komisioni Evropian. Ndaj vazhdoni dhe mos lejoni që politika t’ju ndalojë”, u shpreh ajo, ndërsa studentët njëzëri e kanë falënderuar.