Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 12:12

Të gjithë sytë tek ajo, Tayna çmend fansat me pamjen provokuese për ditëlindje

Reperja e njohur shqiptare Tayna prej 3 ditësh ka nisur festimet e ditëlindjes së saj. Ajo ditën e sotme ka mbushur më në fund 22-vjeç dhe e ka pritur këtë 22 vjetor në një darkë madhështore me miqtë dhe familjarët.

Në disa foto dhe video të publikuara nga vetë ajo në rrjetet sociale, Tayna shihet shumë e lumtur nënë shoqërinë e familjarëve, teksa ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë veshja e pazakontë që reperja kishte zgjedhur të vishte.

Tayna shihet e veshur me një fustan të shkurtër me xixa që në një anë ka një krahë të gjatë, ndërkohë që në fytyrë ka vendosur një maskë që i mbulon gjithë fytyrën dhe i ka lënë jashtë vetëm pjesën e syve.