Nga Shqipëria / E Premte 14 Dhjetor 2018, 11:11

Nuk ka Vit të Ri për ta, historia e familjes Marku nga Bilishti do t’ju rrënqeth

Historia e trishtë e familjes Marku nga Bilishti në Lezhë ka prekur së fundmi të gjithë publikun. Nodnëse në Lezhë ka shumë familje që jetojnë në varfëri, kësaj familje përveç varfërisë i është bashkuar edhe sëmundja.

Ata prej vitesh jetojnë në kushte të mjerueshëme dhe siç duket ndryshe nga familjet e tjera shqiptare për ta nuk do ketë festë për vitin e ri, pasi të gjitha të ardhurat i harxhojnë për të blerë ilaçe për sëmundjen e zonjës së shtëpisë Naze Markun, e cila është prekur në mënyrë ekstreme nga sëmundja e kancerit të gjirit.

“Prej Bilishtit e deri në autostradë e kam bërë me këmbë për të shkuar për kimioterapinë kur më dilte radha. Shkoja në Lezhë se atë kisha më afër, rrija 3 4 orë u stresova. Kur merrja serumin i thoja vetes më mirë mos të vija më në Bilisht se mbarova, mbarova”, tregon Naze mes lotësh.

Gazetarja Kristjana Pemaj, i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Lezhës, që të mblidhen dhe të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.