Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adelina Ismaili, e cila gjithmonë është konsideruar si Diva e muzikës shqiptare, që në daljen e saj të parë ka bërë dallimin nga pjesa tjetër e këngëtareve dhe është shquar për karakterin e drejtpërdrejt dhe moskokëçarës.

Dita e sotme, është shumë e veçantë për këngëtaren e njohur pasi ajo sot feston ditëlindjen e saj. Ajo mbush sot plotë 39 vjeç dhe urimin e parë e ka marrë nga e motra, Zanfina Ismaili e cila ka shpërndarë një foto në ‘Instastory’ dhe ka shkruar: “Urime ditëlindjen për motrën time të madhe të dua deri në hënë dhe këtu”, shkruan ajo.

Siç dihet, prej disa vitesh Adelina është bërë me një djalë dhe pavarësisht impenjimeve në familje ajo nuk është shkëputur nga muzika.





